Koreja e Veriut: CIA dhe Seuli kanë tentuar të vrasin Kim Jong-un

CIA dhe shërbimet e inteligjencës koreano-jugore kanë tentuar të vrasin liderin koreano-verior, Kim Jong-un, me një substancë biokimike. Denoncimi vjen nga qeveria e Phenianit, sipas asaj që ka raportuar agjencia e shtypit shtetëror koreano-vriore, KCNA.

Regjimi mes të tjerash ka kërcënuar se do të kryejë një sulm “anti-terrorist” kundër shërbimeve sekrete të përfshira në atentatin e mundshëm ndaj diktatorit komunist: “Do t’i ndalojmë dhe do t’i shkatërrojmë pa mëshirë”.

Inteligjenca amerikane dhe ajo koreano-jugore, kanë “urdhëruar një komplot të organizuar”, – thuhet në një komunikatë të ministrisë për Sigurinë Shtetërore të Koresë së Veriut.

“Sulme terroriste në stilin korean do të fillojnë nga ky moment për të asgjësuar organizatat e inteligjencës, që kanë thurur komplote të imperialistëve amerikanë”, – ka kërcënuar Pheniani.

Dy muaj më parë, vëllai i madh nga babai i diktatorit është vrarë në Malajzi dhe në këtë rast dyshimet ranë pikërisht mbi Phenianin.

5 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.