Koalicioni Opozitar: Mirëpresim ftesën e Nishanit për dialog

Edhe koalicioni opozitar ka pranuar ftesën e presidentit Nishani për dialog, për zgjidhjen e krizës politike. Në një njoftim për mediat, PD dhe koalicioni opozitar thonë se “mirëpresin ftesën institucionale të Presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka mbërthyer Shqipërinë.”

“Ndonëse shkaktari i kësaj krize Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë asgjësimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit përmes zgjidhjes se ofruar”, thuhet në njoftim. Gjithash Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani.

2 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.