Valentina Leskaj tërhiqet: Nuk do kandidoj për zgjedhjet e ardhshme

Deputetja socialiste Valentina Leskaj ka njoftuar sot një lajm të rëndësishëm. Ajo ka deklaruar se nuk do të jetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit Leskaj tha: “Unë kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë”- tha ajo.

Ndërkohë sot në mbrëmje do të mblidhet kryesia e PS-së për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë.

29 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.