Protesta e PD në Lushnjë, procedohen deputetët Ristani dhe Elmazi

Deputetë të PD dhe drejtues lokalë janë proceduar penalisht nga policia e Lushnjës, me akuzën e organizmit të protestës së paligjshme.  Blutë e Lushnjës kanë dërguar në Prokurori materialet për dy deputetë, 4 kryetarë të PD në rrethe, një kryebashkiak dhe një ish-deputet. Policia ka identifikuar ka identifikuar organizatorët e protestës së djeshme në Lushnjë duke i referuar materialet prokurorisë.

Organizatorët e protestës në Lushnje

-Arben Ristani

– Myslim Murrizi

– Liljana Elmazi

– Roland Bejko

– Lefter Maliqi

– Luan Baçi

– Agron Kapllani

– Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.

Janë këqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në këtë tubim”, sqaron policia.

Gjithashtu  policia thotë se janë identifikuar si pjesëmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallakastër etj.

25 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.