Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Protesta e PD, Policia: Masa ndaj kujtdo që shkel ligjin e bllokon rrugën

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, apeloi qytetarët të shmangin pjesëmarrjen në tubime të paligjshme.

Deklarata e plotë

Policia nuk do të tolerojë aspak këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet e manifestimet. Policia e shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cenojnë lirinë  qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për qarkullim të lirshëm.

Të gjithë ata që do të marrin përsipër tu shkojnë pas politikanëve të kujtdo subjekti politik për të cenuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, dëmtuar bashkëjetesën e qytetarëve dhe ekonominë e bizneseve do të përballen me ligjin. Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe automjet që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’ia paraqesë organit të prokurorisë me kallëzimet penale përkatëse.

Në konferencën për shtyp, Qato kujtoi se ligji parashikon dënime të deri në burgim për pjesëmarrësit në tubime të paligjshme. Ai  tha se protesta e opozitës cenon rendin dhe sigurinë, duke paralajmëruar organizatorët se do mbajnë përgjegjësi për pasojat. Kodi penal sanksionon dënime të rënda deri në burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme, prishin rendin ose qetësinë publike.

Organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mund të vinë. Do jenë ata përgjegjës ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik ose destabilizimit publik. Zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mund të shfrytëzohet dhe nga elementë kriminalë me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet. Qytetarët të shmangin pjesëmarrjen në këto tubime të paligjshme, të jenë vigjilentë si dhe të tregojnë kujdes të madh nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme.

23 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore