Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kur Arben Ristani mbronte në gjyq djalin e Enver Hoxhës (Video)

Pjesë e arkivit të rrallë të video të rrallë të “Associated Press”, është edhe kjo video realizuar në vitin 1995, që shfaq Arben Ristanin, sot deputet i PD-së, kur si avokat i lirë mbronte në gjyq Ilir Hoxhën, djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ishte viti kur Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.

Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:

“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.

Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë.

Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.

Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.

Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.

Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.

Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.

Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.

Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.

“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.

Por jo çdo vizitor tregon respekt për varrin e tij. “Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij”, – thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.

E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.

Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.

Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.

Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet ‘Blloku’ dhe njerëzit që jetonin aty quheshin ‘bllokmenë’”, – përfundon kronika e “Associated Press”.

https://www.youtube.com/watch?v=9Ta7Zk9iExA

17 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore