Saimir Tahiri jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm

Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë dorëhqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.

Tahiri ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit ku besohet se i ka dorëzuar dorëheqjen e tij, por nuk dihet ende nëse kryeministri do ta pranojë një lëvizje të tillë.





Ai pritet të dalë një konferencë për mediat për të zyrtarizuar largimin nga kabineti qeveritar, ndërkohë që mësohet se personi që ka më shumë gjasa të zëvendësojë në postin e ministrit të brendshëm është zv/kryeministri Niko Peleshi.

Tahiri është një nga ministrat më të shigjetuar nga opozita i akuzuar shpesh si i lidhur me bandat dhe krimin në vend.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Me heqjen e alibisë “Tahiri” ose retorikës për përdorimin e policisë në zgjedhje, pritet të shihet nëse opozita do dalë nga çadra dhe do votojë reformën në drejtësi, mosvotimi i së cilës shihet masivisht si arsyeja e vërtetë e protestës.

Tahiri u emërua ministër i brendshëm në 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të majtëve dhe konsiderohet si një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë Rama për një sërë reformash të mëdha në policinë e shtetit.

Por ajo për të cilën do të mbahet mend është padyshim superopreacioni për pastrimin përfundimtar të Lazaratit nga kanabisi, operacion i ndërmarrë nga policia e shtetit nën drejtimin e tij.

11 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.