“Grabitja”, Ristani: Rama veshi kriminelët me uniformë policie

Pas deklaratave të kryeministrit Rama, lidhur me grabitjen në Rinas, një kundërpërgjigje është përcjellë nga Arben Ristani, teksa ka apeluar që në 18 shkurt, qytetarët të ngrihen bashkë për të ndalur krimin.  Duke shigjetuar Ramën, e theksuar se ka veshur kriminelët me uniforme policie, Ristani thotë se Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për krimin.

Postimi i Ristanit

“O tempora O mores…

Edi Rama zbuloi sot se autoret e grabitjes me arme, ne mes te dites, prane Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetaret dhe çdo mendje kritike ne vend.

Nderkohe, ai vete, ai qe veshi kriminelet me uniforme policie, qe mban minister njeriun me te lidhur me krimin ne tere sojin e tij, s’paska asnje pergjegjesi per grabitjet, drogen, tritolin, vrasjet, krimin qe ka gjunjezuar shtetin.

Ky eshte karvani i zullumit qe vetem leh.

Ne do ta ndalim.

Me 18 shkurt ngrihemi bashke…..”.

12 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.