Grabitja e parave, Qato: Ja 8 shkeljet e kompanisë private të sigurisë

Disa prej punonjësve të policisë private që kryesnin shoqërimin e vlerave monetare në autoblindën e grabitur dje në Qafë Kashar, nuk ka zbatuar rregulloren e punës. Drejtori i Policisë së Rendit ka bërë me dije madje se ditën e sotme, kjo bankë e nivelit të dytë ka lëvizur sërish shuma me para me eskortë të kësaj shoqërie private edhe pse kësaj të fundit i ishte hequr licenca.

Policia ka urdhëruar ndalimin dhe kthimin mbrapsht të automjetit.  “Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka  ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, – tha Qato.

Ky i fundit po ashtu ka nënviuar se çështja e grabitjes së 8 thasëve me para është nen hetim dhe se policia private ka shkelur rregullat, duke mos zbatuar ligjin.

“Punonjësit kishin armë, por nuk reaguan sipas ligjit. Kamerat e instaluara nuk ishin të aktivizuara. Ne jemi të shqetësuar se bankat nuk investojnë për sigurinë e tyre. Policia e Shtetit po punon për përmirësimin e ligjit. Një nga policët nuk kishte leje për armëmbajtje. Firma private ka shkelur rregullat. Nga ana tjetër, një nga punonjësit nuk kishte autorizim për të udhëtuar”.

8 shkeljet e rregullave të sigurisë nga kompania private

-Mjetet për transportin e vlerave monetare ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret. Pavarësisht se ne lejen e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor janë shënuar automjete të prodhimit të veçantë

-Kamerat e instaluara në mjetin e blinduar nuk ishin të aktivizuara në momentin e ndodhjes së ngjarjes

-Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte autorizim për të qarkulluar me këtë mjet

-Punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me armë zjarri por nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin për përdorimin e armëve

-Mjetet e gjurmimit nuk ishin vendosur sipas proçedurave standarte për shoqërimin e vlerave monetare

-Dy automjetet e shoqërimit të vlerave monetare nuk kishin logon dhe stemën e shoqërisë private të sigurisë fizike

-Punonjësit e shërbimit të eskortës nuk kanë njoftuar punonjësit e policisë së shtetit dhe nuk kanë bashkëpunuar me to në momentin e ndodhjes së ngjarjes sipas proçedurave standarte.

-Qendra e kontrollit të shoqërisë private të sigurisë fizike “Jaguar” nuk funksionoi për menaxhimin e këtij shërbimi.

10 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Krist says

    Kush ka qene ai qe e ka vene drejtor policie kete tuaf.Per cdo pyetje,ai e ka te gateshme pergjigjen”Kris:Per kete po hetohet,ne I kemi te evidentuara te gjithe sipas ligjit dhe presim rezultatet e hetimit”

Comments are closed.