PD akuzon Ramën: 6.7 mld lekë në 3 vite për deputetin Qefalia

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministri Edi Rama ka shpërblyer miqtë dhe njerëzit e tij me paratë e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Grida Duma denoncoi rastin e deputetit socialist  Qefalia, i cili sipas saj në vitin 2013 kishte një biznes të thjeshtë, ndërsa pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës rezulton se ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tenderë në 3 vite.

Deklarata e plotë e PD

Edi Rama kujdeset vetëm për miqtë dhe klientët. Ja një shembull tipik se si përfitojnë njerëzit e tij nga paratë e shqiptarëve.

Firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti.

Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tenderë në 3 vite.

Njësoj si me raste të tjera, si për shembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij.

Kemi dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.

Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit.

Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe s’ka para për shkolla, për ngrohje, për ilaçe, për hallet e njerëzve.

Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.

Ky pra është shteti i Edi Ramës, një ndërmarrje private që ndan pasurinë mes një grushti njerëzish.

Me 18 shkurt ne ngrihemi bashkë, dhe e ndalim këtë korrupsion, i ndalim zhvatësit.

Do të hapim rrugën që qytetarët të zgjedhin të lirë, të zgjedhin qeverinë për njerëzit, qeverinë e tyre.

8 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.