Rrogozhinë, dhunoi familjarët, arrestohet 19-vjeçari

Policia në Rrogozhinë ka vënë në pranga një person me akuzën e dhunës në familje.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Agim D., 19 vjeç, pasi ka ushtuar dhunë ndaj nënës, babait dhe motrës.

Më datë 09.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri, pushkë, model 56.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.