Vetëvrasja e të riut në burg, babai: Djalin e dënuan për një cigare hashash

Një 22-vjeçar është vetëvarur në burgun e Rrogozhinës dhe babai i viktimës akuzon autoritetet për dënimin e rëndë që i dhanë të birit. I riu Estref Halili dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e gjendjes së rënduat psikologjike, pasi kjo ishte hera e dytë që arrestohej brenda vitit për hashash.

I ati, Ardian Halili akuzon autoritetet për vdekjen e të birit. “Vetëvarja e Estrefit erdhi për shkak të ngarkesës psikologjike. Djali im nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gram hashash që po e pinin shokët e tij. Estrefi mori përsipër veprën penale dhe u dënua me 3 vite burg. U lirua në shkurt të 2016, por u kap sërish me një cigare hashash më 22 dhjetor të 2016. Më 27 dhjetor e dërguan në Rrogozhinë. Para katër ditësh, Estrefin e takoi djali im i madh dhe na tha se ai rrinte i heshtur.  Këta trafikojnë hashash me kamionë dhe nuk u ndodh gjë, djalin tim e dënuan dy herë për një cigare hashash,” shprehet babai i viktimës.

Më 23 Dhjetor 2016, Estref Halili, banor i fshatit Kolonjë në Lushnje u arrestua nga policia. Në mjetin e tij tip Wolkswagen iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një dozë lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një thikë.

Në Mars të një viti më parë, viktima u lirua me kusht pasi kreu një vit burg për akuzën “Përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike”. Estref Halili u tranferua nga paraburgimi në Fier për në burgun e sigurisë së lartë në Rrogozhinë, 8 ditë më parë.

 

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.