Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Vetting"-u, PD: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

selia-e-pd-847x477Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vettingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.

Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

Kontrolli qeveritar i vettingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika.

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore