Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

BE-SHBA: Të nisë menjëherë zbatimi i ‘Vettingut’, jetik për integrimin e vendit

romana-vlahutin-donald-luDelegacioni i Bashkimit Europian dhe ambasada e SHBA në vendin tonë, përmes një deklarate shpërndarë për mediat kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Kushtetuese për Vettingun, duke e cilësuar këtë një vendim të marrë në përputhje me kushtetutën.

BE-ja inkurajon autoritetet shqiptare që të fillojnë sa më shpejt zbatimin e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

“Bashkimi Europian i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë, thuhet në reagim.

Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vettingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr operacionin e monitorimit ndërkombëtar, thuhet më tej në deklaratë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së PD për "Vettingun", ka reaguar edhe ambasada amerikane. Me anë të një njoftimi zyrtar ambasada u kërkon udhëheqësve që të zbatojnë reformën.

Gjithashtu, ambasada amerikanë kërkon që të largohen gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

"Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri", njofton ambasada.

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore