Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Festat e fundvitit, policia kalon në shërbim të përforcuar

policiaPolicia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe të krijimit të lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, gjatë festave të fundvitit 2016 dhe Vitit të Ri 2017.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato, tha në një prononcim për median se masat e marra për tu  zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit synojnë  rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

“Për këtë qëllim të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit duke filluar prej orës 16:00 të datës 19.12.2016, do kalojnë në shërbim të përforcuar deri në datë 05.01.2017. Gjithashtu në gatishmëri do të kalojnë edhe strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale si; Reparti RENEA dhe Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë. Drejtoria e Policisë së Shtetit ka hartuar dhe miratuar një Plan me detyra konkrete për të gjithë strukturat e Policisë në nivel qendror dhe nivel vendor.

Në bazë dhe në zbatim të këtij Plani nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit janë hartuar plane specifike. Për monitorimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit janë ngritur dhe do  funksionojnë çdo ditë grupet e drejtimit të shërbimeve policore në nivel qendror dhe në të gjithë Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Komisariatet  e Policisë.

Masat e marra për tu  zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor synojnë  rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit duke shtuar numrin e patrullave të përgjithshme përgjatë 24 orëve; marrjen e masave për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke shtuar numrin e sporteleve dhe të personelit policor; përforcimin e masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë akset kryesore rrugore të vendit, duke rritur numrin e patrullave të policisë rrugore, si duke patrulluar me Grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të rritur sigurinë në këto akse rrugore; forcimin e bashkëpunimit me të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, e tw tjerw”, tha Qato.

19 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore