Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Nis në 2017-ën ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Sokol-Dervishaj--Branislava-TamasovaMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë Branislava Tamasova dhe përfaqësuesin e kompanisë  hekurudhore çeke “AZD PRAHA”, Peter Liska.

Gjatë takimit përfaqësuesi i kompanisë “AZD PRAHA” dhe Ambasadorja Tamasova, i dorëzuan Ministrit Dervishaj studimin e fizibilitetit për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës- kufiri me Malin e Zi.

Për Ministrin ky është hapi i parë për të vijuar më tej me fillimin e një projekti konkret, për të modernizuar këtë linjë hekurudhore.

Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare është shumë e interesuar në zhvillimin e transportit hekurudhor, për ti dhënë një ndihmesë të madhe jo vetëm pasagjerëve, por edhe biznesit.

Dervishaj theksoi se lidhja Durrës-Hani I Hotit dhe më tej me Malin e Zi, e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian të hekurudhave, duke I dhënë një mundësi të madhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri tha se rivitalizimi i transportit hekurudhor sjell zhvillimin e porteve shqiptare, që mund të shërbejnë si porta hyrëse për kompanitë e mëdha.

Më tej Dervishaj tha se Ministria synon rivitalizimin e këtij transporti, ku një nga zhvillimet  konkrete pritet të Pranverën e 2017, ku do të fillojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Ambasadorja Tamasova tha se Çekia po mbështet prej vitesh Shqipërinë në zhvillimin e transportit hekurudhor, që ka një potencial të madh për vendin dhe rajonin.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore