Ristani akuzon Ramën: Fyen administratën, mbron trafikantët

Arben-Ristani1-847x477Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka fyer dhe ofenduar punonjësit e dministratës publike teksa premtoi një ditë më parë rritje të pagave. Sipas nënkryetait të PD-së, Arben Ristani, Rama i quajti të paaftë të gjithë ata punonjës që punojnë me përkushtim në administratën shtetëroee.

“Rama ofendoi një pjesë të mirë të atyre punonjësve që megjithëse u mashtruan, tradhëtuan dhe u braktisën për 3 vjet nga Edi Rama, vazhduan pa e ndalur punën e tyre. Në fakt në mendësinë e Edi Ramës për shtetin, punonjësi i administratës s’duhet të jetë specialist i zoti e me përvojë, as njeri që punon shumë”- tha ai, duke shtuar se ‘Nese nuk ke trafikuar femra, nuk je marrë me prostitucion, me trafik droge, nuk je dënuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh, kërcënime, rrëmbim fëmijesh, atëherë ti nuk je i aftë për të punuar në administratë”.

Sipas Ristanit, vetëm ata që kanë një cv kaq të pasur e meritojnë të jenë në administratë, në polici dhe në parlament, sipas Edi Ramës.

“Në fund të fundit çdo drejtues mundohet të implementojë modelin e tij. Këtë bën çdo ditë edhe piktori i dështuar që është sot kryeministër dhe do të mbetet në histori për modelin e tij të krimit, drogës dhe korrupsionit”- tha Ristani.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.