Një sulm hakerësh lë gjysmën e Gjermanisë pa internet e telefon

GjermaniAs televizor, as telefon dhe as internet. Të dielën pasdite, rrjeti “Telekon” regjistroi probleme të mëdha mbi funksionimin e tij në territorin gjerman, në veçanti në disa qytete të mëdha, si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti dhe në Ruhrgebiet, zonat më të populluara për nga dendësia në Gjermani.

“Jemi duke punuar për të zgjidhur problemin”, – ka bërë të ditur agjencia, e cila ka folur për një “sulm hakerësh”.

Kompania ka saktësuar se “nuk është në gjendje të përcaktojë një orar” për rifillimin e shërbimit. Që në muajin qershor “Deutsche Telekom” kishte verifikuar një problem për shkak të një gabimi në bazën e të dhënave që kishte penguar kartat “sim” të celularëve të lidheshin korrekt me internetin.



Një zëdhënës i “Deutsche Telekom” i ka thënë agjencisë së shtypit “Dpa”, që ndërmarrja ka rënë me shumë mundësi viktimë e një sulm hakerësh. “Zotërojmë elementët e parë për të konfirmuar se kemi qenë viktimë e një sulmi kibernetik”, – lexohet në një “tweet” pas analizave të bëra nga ekspertë të sigurisë informatike të “Telekom”.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.