Ristani: Rama zhytet me Gjushin në luksin e fundjavës, i kthen kurrizin shqiptarëve

Arben-Ristani1-847x477Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për mediat shkruan se Edi Rama dhe Vangjush Daku janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano, ndërkohë që i ka kthyer shpinën shqiptarëve të varfëruar prej tij.

“Rama me Gjushin janë nisur për një fundjavë qejfi dhe relaksi në Milano. Punët i kanë në terezi. Miliona euro të zhvatura këtij vendi i kanë tashmë në xhepat e tyre, miliona të tjera i shpenzojnë çdo ditë për luks në vila, zyra, makina, udhëtime me avionë, hotele, para të gjakut të shqiptarëve të varfër që Rama të hapë ekspozita dhe të ndjehet edhe artist.

Ndërkohë që harliset me Gjushin në Milano, Rama i kthen shpinën shqiptarëve që i ka varfëruar, i ka lënë pa punë, i ka zhytur në drogë e krim, i ka dëshpëruar deri aty sa mendojnë vetëm si të ikin nga ky vend.

Me Gjushin në Milano, lideri ballkanik dhe botëror, kalon edhe “hidhërimin” që i shkaktoi jo-ja gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE”, tha Ristani.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.