Dervishaj: 90 mln euro për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Sokol Dervishaj ParlamentMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka prezantuar në Parlament, Kodin Hekurudhor.

Ministri Dervishaj, tha se ky dokument është hapi i parë drejt riorganizimit tërësor të Hekurudhës shqiptare dhe është hartuar në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.

Dervishaj theksoi se situata aktuale e hekurudhave është e rënduar, si  në aspektin teknik dhe atë financiar, por pavarësisht kësaj priten zhvillime pozitive gjatë vitit 2017.


“Bashkimit Europian ka besim ndaj potencialit zhvillues të hekurudhës shqiptare, -tha Dervishaj, -prandaj është siguruar shuma prej rreth 90 ml euro, për të ndërtuar linjën e re hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, një pjesë me grand nga Samiti i Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pjesa e mbetur falë kredisë së butë nga BERZH”.

Sipas Ministrit, kjo linjë është shumë e rëndësishme dhe përbën një hap konkret për modernizimin e hekurudhës.

Dervishaj tha se synohet gjithashtu rehabilitimi i linjës Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec- Lin dhe më tej me Maqedoninë, për të cilën ka filluar studimi i fizibilitetit, linjë e rëndësishme që gjithashtu është  pjesë e Korridorit 8. Ndërkohë synohet lidhja hekurudhore edhe me Greqinë.

Ministri tha se pas miratimit, ky kod do të kërkojë 1 vit kohë për të hyrë në fuqi, për tu plotësuar me aktet nënligjore dhe  ngritjen e kapaciteteve.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.