Ristani: Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën

arben-ristani-847x477Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani akuzon kryeministrin Rama si një person të papërgjegjshëm dhe se tashmë duhet të justifikohet përpara ambasadorëve të huaj për situatën e drogës në vend. Në një deklaratë për mediat, Ristani ka ngritur disa pyetje në lidhje me situatën në fjalë.

“Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me radhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:

  1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?
  2. Si u ndërtuan 20 pista avionësh për transport droge?
  3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?
  4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?
  5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në tërësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pa shkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.
  6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shown me letër-përgjigjen e Avramopulosit
  7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkëpunëtorët e tu?
  8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.

 

Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.”, tha Ristani.

2 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.