Rama: Territori i Universitetit Bujqësor do të lirohet nga zaptuesit

Rama UniversitetiKryeministri Edi Rama parlajmëron largimin e të gjithë familjeve që janë të strehuar  në konviktet e Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Në aktivitetin e 65 vjetorit të Universitetitm Bujqësor Rama tha: “Zaptuesit do të ikin nga universiteti të gjithë. Çdo godinë, apo ngrehinë që s’i takon universitetit do shembet. Dhe çdo familje që nuk ia lidhje me universitetin do largohet. Ky territor do të bëhet atdheu i ekselencës shqiptare të zhvillimit rural. Sigurisht me të gjitha mjetet ligjore e demokratike por pa humbur kohë pasi u humbën 25 vjet, – tha Rama. – Do fillojmë paralelisht çlirimin nga pushtuesit dhe rindërtimin. Ju mund të qeshni por për Universitetin Bujqësor jeni para 29 Nëntorit. Jeni të rrethuar të pushtuar dhe punoni për llogari të familjeve tuaja por për fat të keq s’u jepet mundësia të punoni për llogari të atdheut tonë të përbashkët”.

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se në ky Universitet ka qenë një qendër ekselence dhe që me dinjitet e pa asnjë inferioritet mund të përballej me qendrat e ekselence në të gjithë botën

“Sot padyshim që sfida është t’i rikthejmë këtij Universiteti shpirtin dhe fytyrën, nga një territor ku e vetmja gjë që bie në sy, fort është zaptimi dhe rrënimi në një territori ku duhet të bjerë në sy ajo që është edhe mrekullia vetë e gjithë kësaj ndërmarrje njerëzish, mrekullua e natyrës, mrekullia e prodhimit që krijon bazën jetike për vazhdimësinë e një Shqipërie dhe populli të tërë ushqimi. Në këtë Universitet, në 65 vite të lavdishme , kanë ikur por kanë lënë pas një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe vlera shkencore e didaktike të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha kanë lënë pas njerëz që janë sot ende këtu dhe që janë baza e së bashku mund të ndërtojmë rrugën e rilindjes së këtij Universiteti”.

1 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.