Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pyetja e Ristanit: Si realizohet votimi me lista të hapura?

Ristani ne seliPërfaqësues të tre partive kryesore në vend, kanë diskutuar për sistemin e votimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LSI-ja ka shprehur qartë se është pro sistemi me lista të hapura, ndërsa PD për sistemin mazhoritar.

Lidhur me qëndrimin për lista të hapura, Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka reaguar duke adresuar disa pyetje për këtë ndryshim që po kërkohet, në vazhdën e Reformës Zgjedhore.

Duke postuar në "Facebook", një koment për këtë, Ristani thotë se sistemi duhet të jetë sa më i thjeshtë për votuesit dhe ka shtruar pyetjen se si realizohet votimi me lista të hapura.

Komenti i Ristanit në "Fb"

"Ka nje dikutim keto dite rreth votimit me “liste te hapur”, apo jo.

Se pari votimi me liste te hapur apo te mbyllur eshte variant i sistemit proporcional.

Se dyti nese perkrahesit e votimit me “liste te hapur” kane parasysh nevojen popullore per te shprehur direkt vullnetin per deputetin e deshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit te kryetareve te partive, athere pse te mos kthehemi tek sistemi mazhoritar?

Se treti eshte domosdoshmeri qe votimi te jete nje proces sa me i thjeshte per votuesin, dhe ketu kam nje pyetje per ata qe perkrahin sistemin proporcional me liste te hapur. A e dine dhe e kane parasysh se si teknikisht, realizohet ky lloj votimi?".

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore