Kushtetuesja rrëzon PD-në për heqjen e mandatit të Rakip Sulit

Rakip SuliGjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Rakip Sulit. PD akuzon Sulin se përmes familjarëve të tij ai ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit.

“Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 70 dhe 131/e të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, vendosi: -Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendimin e gjykatës.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.