Skandali i kartëmonedhave, hapen hetimet ndaj BSH dhe bankave të dyta  

 

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim DobiProkuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skandalin me kartëmonedhat e dëmtuara gjatë viteve 2010-2014, të denoncuar në një raport sekret nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Burime nga Prokuroria thanë për Top Channel se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të vetë KLSH-së dhe do të drejtohet nga njësia taks forcë në organin e akuzës së Tiranës. Sipas tyre, në fokus të hetimit do të jenë veprimet e personave që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë përgjatë periudhës 2010-2014. Pas vjedhjes së bujshme në Bankën e Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hetuar praktikën sesi Banka e Shqipërisë dhe bankat private kanë nxjerrë nga tregu kartëmonedhat e dëmtuara nga janari i vitit 2010 deri në korrik të 2014-s.

Përfundimet e kontrollit janë listuar në një raport sekret, i cili u publikua nga Top Channel. Sipas raportit, e gjithë skema e këmbimit të kartëmonedhave të dëmtuara ka funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme, duke u marrë qytetarëve dhe buxhetit 541 milionë lekë. KLSH thotë se këto para janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa banka private, me bekimin e Bankës së Shqipërisë.



Cili ishte mekanizmi? Sipas KLSH, bankat private kanë grumbulluar kartëmonedhat e dëmtuara nga qytetarët me një çmim më të ulët sesa vlera e tyre nominale. Por kur i kanë dorëzuar në Bankën e Shqipërisë, kjo e fundit i ka paguar vlerën e plotë. Diferenca sipas KLSH ka shkuar si fitim i paligjshëm për bankat private kur në të vërtetë duhet të ishte fitim i bankës së Shqipërisë për tu transferuar në buxhet.

2 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.