Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Vetting”-u, Euralius: Të nisë procesi i vlerësimit të gjyqtarëve

Deputeti i PD, Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama dhe ministra te kabinetit te tij, gjate nje seance parlamentare ne perfundim te se ciles eshte votuar vetem me votat e mazhorances ligjin e "vettingut" per perzgjedhjen e prokuroreve dhe gjyqtareve, me 88 vota pro dhe 1 abstenim ndersa opozita e ka braktisur sallen pak momente para votimit./r/n/r/nDP lawmakers Sali Berisha, PM Edi Rama and ministers of his cabinet during a parliamentary session, where is voted only from the majority lawmakers the law of vetting for the selection of prosecutors and judges, with 88 votes in favor and 1 abstention while the opposition has abandoned the hall a few moments before the vote

Misioni i Bashkimit Evropian, Euralius mirëpret miratimin e ligjit të "Vetting"-ut nga ana e Parlamentit, duke theksuar se miratimi i këtij ligji është me shumë rëndësi.

Me anë të një deklarate, Euralius thekson se ky ligj është shumë i rëndësishëm për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që kaluan në 22 korrik.

"Më 31.08.2016 Parlamenti Shqiptar miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare.  Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22 korrik 2016, - thuhet në deklaratën e Euralius-it. - Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale). Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”.  Më 31.08.2016 Drejtuesi i misionit Euralius Dr. Deville mori pjesë ne seancën plenare, ku u miratua ligji për Vetting", - përfundon deklarata.

31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore