Ja kush i fitoi dy tenderët për sheshin dhe një shkollë në Dibër

Sokol Çobo

Tenderi 1Fushata zgjedhore ka filluar ethshëm në Dibër. Dy kampet e mëdha politike kanë akuzuar njëra-tjetrën për ofera të dyshimta. PD-ja ka denoncuar deputetin Sadri Abazi se ka fituar një tender për ndërtimin e një sheshi. Gazeta “Shqip” ka bërë një vëzhgim nëse janë kryer apo jo këta tenderë.

Tenderi 2Pallati i Kulturës

Sipas dokumenteve që disponojmë, rezulton se kryetari në ikje i bashkisë, Ethem Fida, ka firmosur gjatë muajit gusht dy tenderë. I pari me një vlerë prej 172 milionë lekësh, ku është shpallur edhe fituesi i cili është shtetasi Arbër Abazi, drejtues ligjor i kompanisë “Alko Impex”. Procedura e prokurimit është përmirësim i infrastrukturës vendore, aksesit, lëvizshmërisë dhe rivitalizim i hapësirave publike në zonën pranë pallatit të kulturës. Në këtë tender, morën pjesë edhe disa firma të tjera, ku disa nuk janë pranuar dhe të tjerat janë përjashtuar. Në dokumentet e tenderit thuhet se për këtë procedurë nuk ka pasur ankesa.

Tenderi 3Sipas tij, gjendja e këtyre shesheve dhe rrugëve është tej e amortizuar dhe jashtë çdo lloj standardi. Nga pamundësia e fondeve këto sheshe dhe rrugë nuk janë mirëmbajtur dhe ka degraduar në gjendjen më të keqe të mundshme. Rrjeti i furnizimit me ujë në këtë zonë ekziston. “Objekt i projektit është përmirësimi i infrastrukturës vendore për rreth 4000 banorë të qytetit dhe arterie lidhëse me fshatrat perreth. Zona në të cilin shtrihet objekti i kontratës shtrihet në pjesën veriore të qytetit dhe ka një sipërfaqe rreth 2,7 ha. Për hartimin e projektit dhe për nxjerrjen e një serie të dhënash janë shfrytëzuar hartat topografike të zonës” thuhet në këto dokumente.

 Shkolla në Maqellarë

Tenderi 4Ndërkohë, pak ditë më parë, kryetari i komanduar i Bashkisë së Dibrës, Et’hem Fida ka shpallur fituesin për ndërtimin e shkollës së mesme të përgjithshme në Maqellarë. Fondi limit për këtë prokurim është 80 milionë lekë dhe burimi i financimit është nga buxheti i shtetit. Edhe në këtë tender janë skualifikuar firmat pjesëmarrëse dhe është shpallur fitues subjekti “Alko Impex…” i cili kërkoi 79 milionë lekë të reja për ndërtimin e kësaj shkolle. Edhe në këtë tender nuk ka pasur ankues.

Tenderi 524 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.