Vrau për gjakmarrje para 13 vjetësh, ekstradohet nga Italia

pjetriuPolicia e Rinasit ka kryer ekstradimin nga Italia të një shtetasi shqiptar të dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se është ekstraduar shtetasi Genc Pjetri, 33 vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili është dënuar me 25 vjet burg nga gjykata e Shkodrës për vrasje për gjakmarrje.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu shqiptar, daton vitin 2003, ndërsa bashkë me të, mësohet se ishin akuzuar, hetuar dhe dënuar edhe vëllai i tij, Deda, i cili mësohet se ka vuajtur dënimin prej disa vitesh në vendin tonë dhe tashmë jeton në liri.

Emri i Gencit, sipas listës së Interpolit, që është shpërndarë nëpër botë, mësohet se ishte listuar në 100 shqiptarët më të rrezikshëm. 33-vjeçari është hetuar dhe gjykuar në mungesë për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në bashkëpunim me vëllanë e tij, thuhet se kanë vrarë me breshëri kallashnikovi Hil (Markabibajn) Kolën, 13 vjet më parë.

Vrasja është bërë në shenjë hakmarrjeje, pasi familja e viktimës kishin vrarë një të afërmin e tyre.

18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.