Papa Françesku: Lufta nëpër botë nuk është fetare

Papa“Kur flas për luftë, flas për luftë seriozisht, jo për luftë fetare. Nuk ekziston lufta fetare: ka luftëra për interesa, për para, për burime natyrore apo për mbizotërim ndaj popullit”.

Kështu është shprehur Papa Françesku mbi avionin që nga Roma e ka dërguar në Krakovia për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë.

“Kemi nevojë ta themi këtë të vërtetë: bota është në luftë, sepse ka humbur paqen, – shtoi Papa. – Kjo është një luftë e vërtetë prej kohësh. Ky prift i shenjtë (at Jacques Hamel që humbi jetën në Francë pasi i ekzekutua nga dy terroristë), vdiq për shkak të lutjes që ofronte në kishë. Ky është vetëm një, por të mendojmë sa të pafajshëm dhe sa fëmijë vdesin. Të mendojmë për Nigerinë për shembull ‘Ah, ajo është Afrika’, thonë që është Afrika, por është në luftë”.



27 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.