PD, Paloka: Qeveria të mbajë premtimet për ‘Drejtësinë’

Seanca e fundit e sesionit parlamentar, mazhoraca dhe opozita vijojnë konsensusin

Herion Mesi

paloka-kuvendNë përmbyllje të sesionit parlamentar, mazhoranca dhe opozita kanë vendosur të mos përfshihen në debate të forta mes tyre, sicc ndodh rëndomë çdo të enjte, por ato kanë vijuar të qëndrojnë në frymën e konsensusit të arritur pak ditë më parë lidhur me reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist Ervin Bushati ftoi palët politike që të zgjasin periudhën e konsensusit në të mirë të qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit pohoi se palët duhet të kenë një periudhë konsensusi të zgjatur dhe se ato duhet të bashkëpunojnë. Teksa u ndal tek projektligji për Koncesionin për minierën e kromit në Bulqizë, Bushati theksoi se rëndësi ka rritja e prodhimit dhe niveli zero i aksidenteve në punë. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e kolegut të tij demokrat, Edi Paloka, i cili theksoi se opozita ka mbështetur gjithmonë projektligjet që kanë të bëjnë me qytetarët, ndaj ftoj qeverinë që të mbajë premtimet për reformën në drejtësi. Paloka shprehu angazhimin e opozitës për të miratuar çdo projektligj apo akt në interes të qytetarëve shqiptarë. Duke reaguar ndaj qëndrimeve të maxhorancës në seancën e sotme plenare, e cila përmes deputetëve Lutaj e Bushati vlerësoi vendimin e opozitës për bashkimin e votave me maxhorancën për miratimine refomës, në drejtësi, Paloka tha se ky ishte akti i fundit në vargun e gjatë të qëndrimeve konstruktive të opozitës, ndryshe nga si vepronte rilindja kur ishte në opozitë.

“Opozita ka votuar gjithnjë çdo p/ligj, çdo akt në interes të qytetarëve. Ky ishte qendrimi i fundit në këtë varg, ndryshe nga rilindja në opozitë që nuk votonte asnjë akt, apo ligj, apo reformë edhe kur ishte shume e qartë apo vihej nën presionin e ndërkombëtarëve, edhe kur ishte kërkesa për tre ligjet e famshme që nuk i votuat me justifikime absurde, si ai i qarkut të Fierit”, iu përgjigj Paloka qëndrimeve të maxhorancës.

Paloka i kërkoi maxhorancës të mbajë premtimet e bëra për zgjidhjen e problematikave me të cilat po përballen qytetarët sot. “Ju sot keni detyrimin që pas votimit të reformës të mbani fjalën e premtimet që ju keni dhënë qytetarëve se çdo problem i tyre do të zgjidhet”, theksoi Paloka. Sipas tij, kjo propagande e Ramës u bë për të hequr vëmendjen nga interesat e qytetarëve duke e fokusuar atë te reforma. Tani reforma u miratua. Uroj që shpejt tu tregoni qytetarëve që nuk i keni mashtruar. Tregoni se i keni patur seriozisht ato që keni thënë”, deklaroi Paloka, ndërsa shtoi se opozita gjithnjë do të miratojë çdo ligj në interes të qytetarëve shqiptarë.

Pas reagimit të Palokës, fjalën e mori drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj e cila solli në vëmendje se maxhoranca e sotme edhe kur ishte në opozitë, gjithnjë ka bashkuar votat për miratimin e akteve ligjore që u shërbenin qytetarëve. “Nuk është e vërtet që si kemi miratuar nismat ligjore në interes të qytetarëve. Tre ligjet për statusin kandidat i kemi miratuar, Kodin Elektoral, por edhe Kushtetutën e kemi ndryshuar bashkë”, tha Leskaj.

25 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.