Llalla, 250 milionë lekë për automjete me kilometrazh “0”

llalla_3

Sokol Çobo

Kryeprokurori Adriaktik Llalla ka hapur një tender ku kërkon automjete me kilometrazh “0”. Sipas dokumenteve të tenderit që disponon gazeta “Shqip”, akuza qendrore kërkon “blerje automjetesh për Prokurorinë e Përgjithshme, për vitin 2016”. Fondi limit është 250 milionë lekë të vjetra, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është dy muaj.

Mësohet se afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 27.07.2016, në orën 10.00.

 

Specifikimet teknike

– Lloji i automjeteve                      autovetura të reja

– Modeli i karrocerisë                     limuzine

– Kilometra të përshkuara                  0

– Viti i prodhimit                         2016

– Lloji i lëndës djegëse                   naftë

– Kategoria ambientale                     EURO  VI

– Harxhimi  mesatar i karburantit max      3.7  litra/100 km

– Numri i vendeve                          5

– Numri i dyerve                           5

– Cilindrata  max                          1,600 ç

– Numri i cilindrave                       4 në linjë

– Fuqia (min-max)                          65-70 kë

– Gjatësia e automjetit min                4650  mm

– Gjerësia me pasqyra min                  2000 mm

– Lartësia min                             1460  mm

– Hapi midis akseve  min                   2600 mm

– Kamjo                                    manuale

– Sistemi i drejtimit                      elektro-mekanik

– Disqe  alumini                           R 16

– Ndotja CO2  max                          100gr/km

– Ngjyra                                   e  zezë  metalizato

– Shpejtësia max (min)                     180 km/ore

 

   Automjetet të jete të pajisura me opsionet e mëposhtme:

 

–          ABS (Anti-lock breaking system)

–          ESC (Elektronik Stability Control)

–          Klimatizator

–          Mbyllje e centralizuar me kontroll në distancë

–          Xhamat elektrik (të katërta)

–          Xhama tw errësuar nw pjeswn e pasme

–          Pasqyra me komandim elektrik dhe ngrohje

–          Sedile të rregullueshme

–          Radio +AUX + USB

–          Drita halogjene

–          Drita mjegulle

–          Imobilizer

–          Air bag  (min 6 copë)

–          Gome rezervë, krik, xhiromakinë, trekëndësh, kuti të ndihmës së shpejtë.

Në çmim duhet të përfshihen të gjitha shpenzimet për Taksat Doganore, regjistrimi i automjetit, siguracioni dhe targat .

Garancia jo më e vogël se 4 vjet ose 120000 km që nga data e lëvrimit të saj. Afati i lëvrimit 60 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Çdo shmangie nga kërkesat e mësipërme është kusht skualifikues. Automjete të përmbushin normat dhe standardet e CE.

19 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.