BERZH, 34.5 milionë euro për hekurudhën shqiptare

Kredia 

BERZH (2)Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është duke shqyrtuar huan prej 34.5 milionë eurosh për hekurudhat shqiptare. Bëhet fjalë për financimin e projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe lidhjes së saj me Aeroportin e Rinasit. Një segment i ri ky prej rreth 7 kilometrash. Brenda vitit kjo kredi duhet të marrë miratimin e bordit të bankës. Sipas BERZH, projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore me një gjatësi 34.7, km si dhe ndërtimin e terminaleve të kryeqytetit dhe Durrësit. I gjithë financimi i parashikuar nga pala shqiptare për rehabilitim e hekurudhës është 86.4 milionë euro. Pikat kryesore që kërkohen janë realizmi i një plani menaxhimi të aseteve të kompanisë dhe një vlerësim të kostos së plotë të operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit. Kthimi i hekurudhave shqiptare në rentabilitet dhe promovimi i ekonomisë së gjelbër duke synuar transport me emetim të ulët të gazit karbonik. BERZH nënvizon se projekti do të mbështesë zhvillimin kombëtar ekonomik të vendit dhe do kontribuojë në integrimin rajonal të Shqipërisë, duke përmirësuar lidhjen e qyteteve të saj kryesore dhe Portit të Durrësit e Aeroportit të Rinasit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.