Debatet dhe tensionet në Kuvend

Edi Rama ne Kuvend sulmohet nga opozitaEdi Paloka: A do të kemi nderin ta kemi Kryeministrin sot në seancë dhe ta pyesim se ku e ka Roshin dhe pse nuk e ka firmosur ende shkarkimin e kryebashkiakut?

Valentina Leskaj: Kryeministri do të vijë në Parlament dhe se përgjigjen për këtë çështje do ta marrin prej tij.

Jozefina Topalli: Mazhorancën e ka përfshirë një nervozizëm të madh për një nga skandalet më të mëdha. Është fjala për Watergate-in e Shqipërisë që me sa duket do të marrë me vete Kryeministrin.

Edi Rama – Topallit: Kjo lloj mënyre është si ajo loja tresh, nuk e di a e keni lujt në Shkodër ju treshin. Dhe ti je për fat të keq e treta në bronz në Partinë Demokratike. Në fakt, prisja që dikush sot dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë se koka mungon, të takonte ty të thoshe dy fjalë lidhur me reformën në drejtësi, megjithatë do t’i them vetë.

Edi Rama: Shumëkush edhe unë deri para disa kohësh ka bërë një analizë të paplotë kur ka thënë që ju e keni frikë reformën në drejtësi. Nuk është vetëm frika që ju shtyn në rrugën e bllokimit të reformës pa pushim. Ju i keni varur të gjithë shpresat tek aleanca me këta horra. I keni varur të gjitha shpresat me këta që kanë turpëruar Shqipërinë. Me këta që i kanë vënë Shqipërisë damkën e një vendi ku vetëm drejtësi nuk ka.

Flamur Noka nga vendi: Dorëzoje ministrin, pse nuk e dorëzon?

Edi Rama: Flamur mos u tund flamur se të është thyer shkopi dhe duket si një beze që xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë te  kompresori i SHQUP-it.

Flamur Noka: Kënetë je ti. Ti je i zhytur në kënetë bashkë me ata të tutë. Prit se s’ke parë gjë akoma. Saja është i zhytur. Po si s’të vjen turp. I marrsh të keqen shkopit tim. E di që të pëlqen shkopi im. Po unë s’ta jap. Nuk shpëton nga këto zullume.

Edi Rama: Është kaq evidente sa e doni ju njëri-tjetrin, sa respekt keni për Lulin, se do Jozefina-Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t’ia marrë shpirtin njëri-tjetrit. Por një tufë kaq e vogël sa keni mbetur nëse hani njëri-tjetrin do ngelemi pa Parti Demokratike pastaj.

Flamur Noka ngrihet në këmbë: Të ndërpritet seanca të largohet prej këtu dhe të mblidhet Byroja.

Valentina Leskaj: Ulu bëje kërkesën nuk mund ta ndërpresësh seancën. Nëse keni ardhur me plan për të prishur seancën kjo është çështja juaj. Qetësohu zoti Noka.

Flamur Noka: Merreni edukojeni dhe largoheni nga këtu. A e mblodhe Byronë radhën e kaluar përse s’po e mbledh tani. S’ka seancë, mblidhe Byronë.

Valentina Leskaj: E ke emrin të regjistruar merre fjalën dhe thuaji këto që po thua tani. Ky është institucion, nuk është pazar që të dalësh me forcë aty.

Edi Rama: Mirë dakord unë po vazhdoj të flas.

Flamur Noka: Nuk do vazhdosh të flasësh, harroje.

Edi Rama: Flamuri u mërzit për fjalën tufë dhe çfarë po bën tani po tregon se është vetëm pjesëtar tufe. Ulu atje.

Flamur Noka tenton të çajë gardhin e gardistëve që kishin rrethuar Kryeministrin në tentativë për ta goditur atë.

Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca, 10 minuta pushim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.