Kushtetuesja refuzon kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Leskajt

Deputetja e PS, Valentina Leskaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore". /r/n/r/nLawmaker, Valentina Leskaj, speaks during a parliamentary session.Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos pranojë kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Sipas gjykatës, kërkesa për shqyrtimin e mandatit nuk plotëson kushtet dhe nuk mund të vihen në lëvizje pa pasur diçka konkrete.

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit, më herët i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon që çështja e mandatit të saj të shkojë për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo, pas kërkesës së opozitës, e cila ka kërkuar heqjen e mandatit të saj. PD pretendon se Leskaj është në konflikt interesi, pasi djemtë e saj biznesmenë kanë përfituar tenderë nga qeveria.

8 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.