Bledi Çuçi: Erion Veliaj, heroi i reformës territoriale

cuciMinistri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi e cilësoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj një administrator të jashtëzakonshëm dhe heroin e reformës territoriale.

Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Pushtetit Vendor për reformën territoriale, Çuçi tha se duke qenë njeriu që është marrë drejtpërdrejtë me këtë proces të e rëndësishëm, do të kishte partnerë të drejtpërdrejtë me administratorët e njësive të reja territoriale, duke theksuar se tek Veliaj kishte gjetur heroin e kësaj reforme.

“Në një kohë të shkurtër Tirana ka fituar një administrator të jashtëzakonshëm dhe reforma territoriale fitoi heroin e vet. Duke qenë një nga njerëzit që jam marrë më shumë me këtë reformë, partnerët më të mirë do i gjeja tek administratorët dhe te Veliaj gjeta heroin e reformës. Ndjehem me fat që nuk kam as strukturë, as buxhet, vetë 3-4 veta. Duke qenë i bllokuar, pata mundësinë të kisha ndihmën  më shumë donatorësh. Është falë atyre që sot kemi këtë realitet të qeverisjes vendore në Shqipëri”, tha Çuçi.





26 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.