Mbërrin në Tiranë urdhër-arresti ndërkombëtar për Klemend Balilin

baliliUrdhri i arrestit ndërkombëtar për Klemend Balilin ka mbërritur sot pasdite edhe në Shqipëri. Autoritetet greke kanë dërguar në zyrën e Interpol Tiranës dokumentin që përmban njoftimin për urdhër-arrestin ndërkombëtar të të ashtuquajturit “Eskobai i Ballkanit”.

Pasi dosja me urdhër-arrestin ka mbërritur në zyrën e Interpolit, ai i është dërguar më pas Prokurorisë së Përgjithshme.

Balili rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se ai nuk e ka kaluar kufirin, por mundësitë që ai të jetë larguar në mënyra të tjera janë të mëdha.



Kelmend Balili tashmë është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar  dhe kjo do të thotë se që nga ky moment ai është në kërkim dhe sapo të identifikohet do të arrestohet.

Balili, drejtori i Transportit në Sarandë që u shkarkua nga detyra pak ditë pasi emri i tij doli në mediat greke si trafikanti më i madh i transportit të drogës në Ballkan në vitet e fundit.

17 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Comments are closed.