Vrasja në Bllok, si u fsheh arma e viktimës

vrasjaProkuroria: Alban Trimi dhe Redjan Rraja u filmuan nga kamerat duke marrë provat nga vendngjarja

Prokuroria ka zbardhur aktakuzën ndaj dy të arrestuarve për vrasjen në zonën e Bllokut. Megjithëse nuk kanë gisht në ekzekutimin e Elton Çiços, Alban Trimi dhe Redjan Rraja fshehën armën dhe telefonin e tij. Pistoleta dhe telefoni i Elton Çiços ende nuk janë gjetur në lokalin ku ndodhi vrasja, të dielën e kaluar. Dy të arrestuarit në vendin e ngjarjes, mjeku dhe polici, janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa fshehin armët dhe celularin e viktimës.

Burime të policisë thanë se efektivi i policisë duket qartësisht nga filmimet e kamerave të sigurisë, që bashkëpunon me mjekun Redjan Rraja për të fshehur pistoletën dhe celularin e Elton Çiços, pasi ky ishte rrëzuar në tokë nga plumbat e vrasësit.

Kamerat filmuan mjekun Redjan Rraja që vepron i pari. Ai merr pistoletën nga çanta e viktimës dhe së bashku me Alban Trimin dalin jashtë nga lokali në ndjekje të autorit. Madje në kamera duket edhe momenti kur Rraja mbush pistoletën. Pasi konstatuan se vrasësi ishte larguar nga lokali, të dy u kthyen në ambientet e brendshme. Aty ndodhej miku i tyre i plagosur rëndë me tre plumba, dy në kokë dhe një në trup. Rraja e lë armën mbi tavolinën ku pak çaste më parë ishte ulur me miqtë e tij.

Së bashku me Trimin, lëvizin trupin e viktimës nga tavolina dhe e vendosin në dyshemenë e lokalit. Kjo lëvizje u bë për t’i dhënë ndihmën e parë Çiços, që ende ishte gjallë. Në këto momente është Alban Trimi që merr armën nga tavolina dhe telefonin e viktimës. Si arma dhe telefoni ende nuk janë gjetur nga policia. Mësohet se Alban Trimi dhe Redjan Rraja akuzohen për prishje të skenës së krimit dhe veprime që pengojnë në zbardhjen e së vërtetës, si edhe shpërdorimit të detyrës, akuza këto që janë mohuar nga të dy të arrestuarit. Mësohet se Trimi mban detyrën e shefit të hetimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe akuzohet edhe për shpërdorim detyre. Rraja është njohur edhe me masën e sigurisë “arrest me burg”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.