PS-PD nuk gjejnë dakordësi për mandatin e Leskajt e Sulit

ristaniKa përfunduar pa marrëveshje mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku opozita ka kërkuar mbarimin e mandateve të deputetëve socialistë Valentina Leskaj e Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Leskaj e Suli akuzohen se kanë përfituar para publike në kundërshtim me ligjin.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha se nuk është gjetur asnjë dakordësi mes dy palëve, pasi mazhoranca po kërkon “jelekë-shpëtimi” për këtë çështje.

“Ishte një diskutim që nuk u mbyll me një dakordësi, sepse propozimi i mazhorancës ishte i paarsyeshëm, – tha Ristani. – Në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë shqyrtimi kërkesës së PD dhe jo ai i Leskajt e Sulit. Kërkojmë mbarimin e mandatit të Lesakjt dhe Sulit”.

Ristani shtoi se “do marrim vendim për hapat e mëtejshëm. Situata është më pak e komplikuar nga çduket. Shumica është kapur ngushtë, po kërkon jelekë shpëtimi për të dalë pa lagur nga kjo çështje”.

13 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.