Policia kosovare arreston bashkëpunëtorin e Millosheviçit

policia e kosovesOperacioni

Një i dyshuar serb për krime lufte në Kosovë u arrestua më 7 prill nga policia kosovare. Agjentët e sigurisë vunë në pranga Milovan Bojoviçin, i cili të enjten e shkuar tentoi të futej ilegalisht nga pjesa kufitare në Merdarë. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, deklaroi se, i dyshuari u mor në pyetje dhe u ndalua me vendim të prokurorit për kalim ilegal të kufirit. Sipas informacioneve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ish-gjenerali i ushtrisë serbe, Bojoviç ka kryer krime në Kosovë dhe ka qenë shumë i afërt me kriminelin Slobodan Millosheviç. Gjenerali i arrestuar ka pasur përgjegjësi komanduese dhe udhëhoqi operacionet e ushtrisë serbe në rajonin e Llapit, ku nën përgjegjësinë e tij kanë qenë forcat paramilitare dhe policore serbe, që kanë bërë krime të shumta kundër civilëve, duke nisur prej vrasjeve individuale e deri te vrasjet në masë. Në rajonin e Llapit u vranë 499 persona gjatë luftimeve ndaj serbëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

2 Comments
  1. Kalaja Kalaja says

    Sot ashtë dashur ju të shkruani për lirimin e tij!

  2. Arben says

    KY KA QENE GJENERAL I USHTRISE SERBE NE ZONEN E LLAPIT DHE KA URDHERUAR VRASJEN E 559 CIVILEVE SHQIPETARE.

    KY DUHET RRJEPUR PER SE GJALLI KJO ESHTE HAKA E TIJ, NUK DUHET LENE TE DALE I GJALLE NGA KOSOVA

Comments are closed.