Kosova dhe Letonia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Takimi

letonia dhe mustafaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur dje në takim gjithashtu edhe ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ku është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Letonisë dhe Kosovës. Siç thuhet në komunikatë, gjatë takimit Kryeministri Mustafa e ka njoftuar ministrin letonez për progresin në Kosovë dhe fokusimin e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës. Duke folur për përkrahjen e ofruar për kategori të ndryshme sociale gjatë kësaj periudhe, Kryeministri Isa Mustafa theksoi edhe reformat ekonomike e fiskale të qeverisë, të cilat po japin rezultate konkrete për bizneset dhe për ekonominë kosovare. “Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për thellim të bashkëpunimit bilateral me Letoninë, veçanërisht në fushën e shërbimeve sociale, të punësimit e pensioneve, duke falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Letonia në shkëmbimin e përvojave në këto aspekte”, thuhet në komunikatë. Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi rëndësinë që do të ketë në këto drejtime nënshkrimi i djeshëm i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ndërsa, ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Letonisë për Kosovën, njofton komunikata. “Duke folur për bashkëpunimin, ministri Reirs, theksoi mbështetjen për Kosovën në fushën e mirëqenies sociale dhe vlerësoi punën që po bëhet në Kosovë në këtë drejtim. Gjatë takimit është biseduar edhe për përkrahjen që do të ofrojë Letonia për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.