Jahjaga, Presidentja e imazhit të Kosovës

Analistët

jahjagaPresidentja e deritashme e Kosovës, Atifete Jahjaga, nga analistë të çështjeve politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, po vlerësohet për përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare, përmirësim të imazhit të Kosovës në botë, por që nuk arriti të bëjë reforma substanciale brenda vendit. Pesë vite më parë, Atifete Jahjaga ishte bërë Presidentja e parë femër e Kosovës, kandidimi i së cilës për postin e Presidentit të vendit buroi nga marrëveshja ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe Aleancës Kosova e Re, ndërmjetësuar nga ambasadori i atëhershëm amerikan në Prishtinë, Christofer Dell. Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një bisedë për Radion Europa e Lirë, thotë se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka bërë një përfaqësim mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare, por që një përfaqësim të tillë nuk kishte arritur ta bënte edhe brenda Kosovës. “Presidentja Atifete Jahjaga në përfaqësimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në forume të ndryshme europiane, në veçanti në SHBA, ka ngritur imazhin Republikës së Kosovës”, vlerëson Matoshi

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.