Shkollat fillore të Prishtinës nisin zbatimin e strategjisë

PrishtinaKundërekstremizmi

Numri i madh i kosovarëve, që kanë shkuar për të luftuar në Siri e Irak, ka nxitur qeverinë të mobilizojë institucionet për parandalimin e ekstremizmit, duke nisur që nga shkollat fillore. Strategjia për parandalimin e ekstremizmit ka nisur të zbatohet nga Komuna e Prishtinës, pasi sipas shefit të Inteligjencës në Drejtorinë kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, nga kryeqyteti kosovar, kanë shkuar në Siri dhe Irak 16 persona. “Prej këtyre personave, 7 janë deklaruar të vrarë, por mbetet detyrë e institucioneve të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, ta konfirmojmë nëse vërtet e kanë humbur jetën apo fshihet diçka pas tyre. Gjithashtu kemi edhe disa raste, gjatë të cilave kemi parandaluar disa persona për të udhëtuar në drejtim të Sirisë dhe Irakut”, ka thënë Blerim Rama, shef i Inteligjencës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.