Qeveria pret raport pozitiv për procesin

per vizatVizat

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, u takua dje me përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në axhendën europiane të Kosovës. Përfaqësuesi special i BE-së njëherësh shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, përgëzoi ministrin Çollaku për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit duke ofruar mbështetjen e BE-së, në zbatimin e saj. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatua se raporti nga misioni vlerësues i muajit mars lidhur me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE-së në këtë proces, pritet të jetë pozitiv dhe do t’i hapë] rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.