MSA hyn në fuqi në Kosovë, Mustafa: Më shumë mundësi për bizneset

MustafaPërfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, mendon se shteti kosovar do të përfitojë financiarisht

Nisja e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit edhe në Kosovë, konsiderohet nga Kryeministrit i vendit, Isa Mustafa, si një mundësi shumë e mirë për bizneset vendase, që të rrisin fitimet. Ky akord u nënshkrua më 27 tetorin e shkuar në Bruksel. Kryeministri kosovar vizitoi dje doganën për të parë nga afër hyrjen në fuqi të MSA-së. “Nga sot kemi mundësinë që prodhuesit kosovarë të eksportojnë, përkatësisht të shesin në një treg prej 500 milionë konsumatorësh të Bashkimit Europian. Lirimi gradual nga të gjitha tarifat doganore nga BE-ja do të na shtyjë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në të ardhmen”, tha Mustafa. Ai plot optimizëm shtoi se gjatë këtij viti, kosovarët do të përfitojnë edhe nga liberalizimi i vizave, duke pasur mundësi lëvizjeje dhe bashkëpunimi me biznese të ndryshme të vendeve të BE-së. Hyrjen në fuqi të MSA-së e kanë përshëndetur nga Brukseli përfaqësuesit më të lartë europianë. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka thënë përmes një komunikate për mediat se, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit hap një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë. “Kjo marrëveshje hapi një fazë të re në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi. Unë pres zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ajo. Kurse Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u shpreh se, kjo marrëveshje do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e reformave, dhe do krijojë mundësi për investime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.