Kryeministri serb viziton Kosovën më 3 prill

vucicVuçiç

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë Kosovën të dielën, më 3 prill. Lajmi i vizitës së Kryeministrit serb në Kosovë është bërë i ditur nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. “Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri të dielën, më 3 prill, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën”, tha Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë, RTS, raportojnë mediat në Kosovë. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë po ashtu ka deklaruar se kjo vizitë është një mbështetje e fortë për serbët në Kosovë, siç tha ai “në një kohë të vështirë dhe të paqëndrueshme”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.