Haradinaj: AAK po përgatitet të hyjë si e vetme në zgjedhje

HaradinajKërkesa për ta shtyrë protestën e paraparë më 26 mars erdhi nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë kërkesë e pranuan edhe dy partnerët e tjerë të bllokut opozitar. Kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për një media kosovare. Ai ka folur edhe për mundësinë që opozita e bashkuar të shkojë në zgjedhje në listë të përbashkët, duke theksuar se kjo temë është pjesë e diskutimeve, mirëpo sipas tij, AAK-ja është duke i bërë përgatitjet të hyjë si e vetme në zgjedhje. I pari i AAK-së ka thënë se e ka respektuar vendimin e kolegëve të opozitës për të hedhur gaz lotsjellës, për ta penguar mbajtjen normale të seancave të Kuvendit, por se ai, sipas tij, nuk ka menduar se duke u “përleshur” nëpër Kuvend dhe duke u përplasur me policët do t’i vinte në ndihmë Kosovës. Haradinaj ka theksuar se protesta që është menduar të mbahet më 26 mars, do të duhej të mbahej dhe se, sipas tij, për këtë gjë ka pasur gatishmëri edhe të qytetarëve. “Pas konsultave që kemi bërë më partnerët e tjerë opozitarë, është vendosur që të shtyhet protesta. Ka qenë një vendim racional. Pas konsultave që kemi bërë më partnerët opozitarë, kemi vendosur që protestën ta shtyjmë. Konsideroj se kjo shtyrje do të ketë ndikim të caktuar te qytetarët. Së shpejti do t’i ftojmë qytetarët në protestat e radhës”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se hyrja me një listë të përbashkët të partive opozitare në zgjedhje nacionale, është çështje për t’u diskutuar në vazhdim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.