Asfiksohet hekurudha, bie 81 për qind volumi i mallrave

hekurudheTremujori IV 2015

Në tremujorin e katërt 2015, transporti hekurudhor i mallrave në volum/km, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-s, është ulur 80,9%, ndërkaq krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur 45,2%. Volumi i mallrave i transportuar me hekurudhë (i shprehur në ton/km) është 2.613. Volumi i mallrave i transportuar në linjë hekurudhore ndërkombëtare është 2.011 tonë/km. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, transporti ndërkombëtar hekurudhor është ulur 74,3%, ndërkaq krahasuar me tremujorin e tretë 2015 është ulur 49,2%. Numri i pasagjerëve (i shprehur pasagjerë/ km) që kanë udhëtuar me linjat hekurudhore në tremujorin e katërt 2015 është 1.057 pasagjerë/km. Transporti hekurudhor i pasagjerëve krahasuar me tremujorin e katërt 2014 është ulur 23,8%, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, është ulur 58,8%.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.