Kryeministri Vuçiç viziton Kosovën më 3 prill

aleksandar-vucic, kryeministri serbKryeministri serb Aleksandar Vuçiç do ta vizitojë Kosovën me 3 prill 2016. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç në një intervistë për Radio Televizionin Serb. Piret që Kryeministri të takohet me minatorët e Trepçës, të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.

“Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë. Kryeministri të dielën, më prill 3 do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën,” tha Gjuriç për Radio Televizionin e Serbisë, RTS, raportojnë mediat në Kosovë.

Ndërkaq, Gjuriç i kërkon Brukselit të ndërhyjë pasi Kosova prej 7 ditësh ka bllokuar kalimin e mauneve me naftë nga Serbia në Kosovë.

30 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.