Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rikthehet kaosi në Kuvend, opozita bllokon foltoren, nuk e lë deputetin Suli të flasë

Deputetet e PD, duke bllokuar foltoren gjate nje seance parlamentare, ku eshte bojkotuar nga deputetet e opozites pas rrezimit te kerkeses per intepretim nga Gjykata Kushtetuese te mandatit te deputetit socialist, Rakip Suli./r/n/r/nOpposition lawmakers, blocking the parliamentary session.Seanca

Halimi: Dërgoni në Kushtetuese mandatet e Sulit dhe të Leskajt

Eduard Halimi - "Vendimi i Kushtetueses u injorua e u shkel me arrogancë, vetëm e vetëm për të mbrojtur nga drejtësia të paprekshmit, ata që kanë përfituar fonde publike me leje të Kryeministrit"

Rakip Suli - Deputeti socialist ka tentuar të flasë në foltoren e Kuvendit pas akuzave që demokratët bënë në adresë të tij. Por ai nuk është lejuar, pasi PD bllokoi foltoren e Kuvendit

HERION MESI Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti të zhvillonte një seancë normale parlamentare, edhe pse nisi me mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të viktimave që humbën jetën tri ditë më parë nga aktet terroriste në Bruksel. Kjo pasi menjëherë pas ritualit të nderimit, deputetët e opozitës do të mësynin drejt foltores së Kuvendit duke e bllokuar atë në shenjë proteste ndaj vendimit të mazhorancës për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim vlefshmërinë e mandateve të dy deputetëve socialistë Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Rrëzimi i kërkesës për Rakip Sulin, për opozitën do të thotë një grusht shteti ndaj Kushtetutës, ndërkohë që në Kuvend pritet të votohet në seancën e ardhshme një tjetër kërkesë e demokratëve për shqyrtim në Kushtetuese, atë për mandatin e deputetes Valentina Leskaj. Kështu, opozita ka ndërruar strategjinë e saj, duke mos e bojkotuar seancën si herët e tjera, por ka kërkuar bllokimin e punimeve parlamentare.

Braçe bën video - Sherri i opozitës në seancë ka shërbyer që socialisti Erion Braçe të bëjë dhe video me imazhe të deputetëve demokratë duke goditur tavolinat, ku spikaste ish-kryeparlamentarja Jozefina Topall

Ironitë e PS-së - Nuk kanë munguar ironitë e socialistëve, ku deputeti Besnik Baraj u shpreh se veç daulleve të demokratëve mungojnë dhe këngët iso të jugut që të plotësohet ansambli folklorik

Seanca plenare Në një orë seancë të zhurmshme dhe të mbushur nga akuza të ndërsjella pa mikrofon të Kuvendit të Shqipërisë, vetëm deputeti i PD-së, Eduard Halimi, mbajti fjalë në foltoren e Kuvendit ku shprehu qëndrimin e ashpër të opozitës ndaj deputetëve që sipas tyre duhet t'u hiqet mandati si përfitues nga fondet publike. Pjesa tjetër e seancës vijoi në një situatë të pazakontë, ku përgjatë gjithë kohës demokratët qëndruan në këmbë duke bllokuar foltoren. Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, iu desh ta ndërpresë vetëm një herë seancën për 5 minuta, pikërisht në momentin kur të djathtët bllokuan foltoren kur drejt saj tentoi të shkonte deputeti socialist, Rakip Suli. Ai është shigjetuar nga të djathtët si përfitues nga fondet publike, për të cilën demokratët kërkuan heqjen e mandatit duke ia çuar çështjen për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Por ishte pikërisht rrëzimi i kësaj kërkese në seancën e shkuar, që nxiti këtë reagim bllokues të opozitës. Edhe në rinisje të seancës, fjalën e ka mbajtur Eduard Halimi, i cili tha se pa u dorëzuar deputetët para drejtësisë nuk mund të ketë seancë normale. Halimi tha se kërkesa e demokratëve është që të futet në axhendë anulimi i vendimit që nuk çoi për shqyrtim në Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit. Me këtë deklaratë, demokratët iu drejtuan foltores së Kuvendit duke mos lejuar asnjë deputet të mbajë fjalën. “Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e dy deputetëve që kanë abuzuar me fonde publike, është grusht shteti për këtë gjykatë. Një vit më parë ne iu drejtuam Gjykatës edhe për Koço Kokëdhimën. Gjykata nxori një vend ku thotë se mazhoranca nuk mund të bëhet mburojë, nuk mund t’i kthejë deputetët në të paprekshëm. Ky Parlament nuk mund të jetë kurrë i banditëve dhe abuzatorëve. Sot kemi një Parlament që kanë hyrë persona me rekorde të tmerrshme personale dhe rrinë krah për krah me ne. Kemi një Parlament që deputetët marrin fonde publike me leje të Kryeministrit dhe Parlamenti refuzon t’i çojë para drejtësisë dhe ata rrinë krah për krah me ne. Ndaj dhe në këto kushte opozita dhe gjithë qytetarët janë të vendosur që ky Parlament nuk mund të vazhdojë funksionin e tij”, tha deputeti Halimi. Për deputetin demokrat, injorimi me arrogancë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk i lë asnjë hapësirë Parlamentit, por kërkon që të gjithë deputetët që dyshohen se kanë përfituar fonde publike të shkojnë para drejtësisë, është një fund i parlamentarizmit dhe funksionimit të një demokracie parlamentare. Pas fjalës së Halimit, deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos e lënë deputetin e PS-së, Rakip Suli, t’u përgjigjet akuzave të opozitës. Në këto kushte, ligjvënësit e majtë do të diskutonin projektligjet e rendit të ditës nga vendi, duke mos lënë pas edhe ndonjë batutë për veprimin e opozitës, e cila herë pas here krijonte zhurmë duke goditur me duar tavolinat dhe foltoren e Kuvendit. Në një seancë të shkurtër, ndryshe nga mbledhjet e Kuvendit me orë të tejzgjatura e me debate të forta që tejkalojnë programin e ditës, këtë radhë në Parlament, si rrallëherë fjalimet u mbajtën vetëm për projektligjet e rendit të ditës. Projektligjet u diskutuan dhe miratuan pa debate. Përveç kësaj, ajo që ra në sy në punimet e djeshme plenare, ishte fakti se mazhoranca ishte në limitet e deputetëve të saj, pasi kishte vetëm 71 vota, madje në një rast kryparlamentari Meta kërkoi vëmendjen e deputetëve të majtë, në mënyrë që draftet të merrnin shumicën e thjeshtë të votave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore