Manjani: Ligji për kthimin e pronave nuk bllokohet nëse zbatohet Kushtetuta

Manjani YlliMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave ka hyrë në fuqi dhe ka nisur të zbatohet që sot. Ndërsa pyetjeve të gazetarëve, për një ngecje të tij, në kohën që Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim një kërkesë për pezullimin e tij, Manjani iu përgjigj se kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse zbatohet Kushtetuta.

Sipas ministrit të Drejtësisë, bllokimi i ligjit do krijonte pasoja katastrofike. “Së pari më lejoni të them se ligji ka hyrë në fuqi, ka nisur të zbatohet që sot. Mos kini asnjë dyshim. Kemi marrë dijeni se Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë një kërkesë për pezullimin e mundshëm të ligjit apo jo. Seanca nuk është e hapur nuk mund të sqarojmë pozicionin tonë. Do ishte ngërç nëse do merrej një vendim i tillë, nga ana tjetër pengimi i zbatimit të ligjit do sillte probleme.

Po ju them se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të pezullojë akte. Nuk pezullohet ligji automatikisht, ligjet miratohen, botohen hyjnë në fletore zyrtare dhe zbatohen. Gjykata Kushtetuese pezullon aktet, por gjithmonë ato akte që krijojnë pasoja të këqija. Bllokimi i këtij ligji do krijonte pasoja katastrofike për pronarët shqiptarë. Kërkoj që Gjykata Kushtetuese të zbatojë Kushtetutën germë më germë, nuk ka asnjë rresht në të që thotë se Gjykata Kushtetuese mund të pezullojë aktet e shtetit shqiptar”, tha Manjani.

 

24 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.